Pergjithesisht, Misioni i Qendres Shqipetare per Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillimin e Qendrueshem eshte realizoj rrugezgjidhje per mbrojtjen e biodiversitetit dhe harmonizimin e respektimit te botes se eger me zhvillimin e qendrueshem socio-ekonomik ne komunitetet urbane dhe rurale qe karakterizojne Shqiperine.
Objektivat kryesor jane te listuar, si me poshte:
Minimizimi dhe reduktimi i efekteve te industrializimit ndaj lumenjve, liqeneve, lagunave dhe deteve (si hidrokarburet, mbetjet plastike ne bregdet dhe lumenj e tje.) ;
Mbrojtja e llojeve ne rrezik ne lumenj, liqene dhe dete (peshq, gjitare, zvarranike e tje.) dhe kontributi ne fuqizimin e metejshem te aktiviteteve te akuakultures dhe peshkimit;
Fuqizimin i mbrojtjes se habitateve te rrezikuara nepermjet krijimit te partneritetit me autoritetet e qeverise dhe ato ne nivel lokal, organizatave nderkombetare, senzibilizimit te komuniteteve sidomos prane zonave te mbrojtura dhe monitorimit strikt te zonave te mbrojtura ne bregdet (toke dhe det).
Permiresimin e metejshem te zhvillimit ekonomik dhe social ne zonat urbane dhe rurale nepermjet implementimit te inisiativave, qe lidhen me trajnimin profesional, mbrojtjen e mjedisit, bujqesise ne shkalle te vogel, peshkimin artizanal dhe akuakulturen e qendrueshme ne mjedis te shendetshem.
Mbeshtetje e kerkimit shkencor lidhur me ceshtje te rendesishme, te cilat lidhen me ndryshimet e klimes, bujqesine, peshkimin, akuakulturen dhe shkencat mjedisore.